Gjiganti i Premier League rrëmben Griezmann nga Barcelona

Të gjithë duan Antoine Griezmann.

Pa u mbushur një vit nga rinovimi i kontratës me Atletivon e Madridit (në atë kohë Barcelona priste përgjigjen nga Grizamann), sulmuesi francez është penduar, duke i hapur rrugë largimit nga “Wanda Metropolitano”. Por situata nuk është më si më parë, sepse Atletico ka të gjithë të drejtën të kushtëzojë të ardhmen e futbollistit, duke pranuar ofertën më të mirë financiare.

Së fundmi nga Spanja është raportuar se Barcelona mund të ridalë në skenë, ndërsa sot mediet prestigjioze angleze konsiderojnë Manchester Unitedin, Bayernin e Mynihut dhe Paris Saint Germainin si rivalët më të fortë që mund të plotësojnë kërkesat financiare të sulmuesit dhe klubit madrilen.

Griezmann nuk ka mundur ta kapërdijë dështimin e “Los Colchoneros” në të gjitha frontet. Skuadra e Simeones u eliminua para kohe nga Kupa e Mbretit, në Champions dështoi të ruante ndaj Juventusit epërsinë e dy golave të shënuar në “Wanda Metropolitano”, ndërsa në La Liga duket krejt e pamundur që në 10 ndeshjet e mbetura të rikuperohen 10 pikë diferencë më Barcelonën.

27-vjeçari, kur pranoi rinovimin, nuk e kishte menduar një dështim të tillë, ndaj dëshiron që të ndryshojë ambient gjatë merkatos së verës.

Sipas spanjolles “Sport”, “Djajtë e Kuq” kanë epërsi ndaj rivalëve për të siguruar shërbimet e Griezmann edhe për faktin që francezi do të luante në të njëjtën skuadër me bashkëkombësit e tij Pogba e Martial.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here