Hoeness premton merkato milonere, Bayerni gati për të thyer rekordin

Uli Hoeness gëzon të gjithë tifozët e Bayern Munich me deklaratat e tij.

Pas eliminimit të parakohshëm nga Champions League por edhe largimet e disa lojtarëve me peshë në fund të sezonit si Robben, Ribery e Rafinha, kanë detyruar drejtuesit e klubit bavarez të hedhin sytë nga merkato.

Presidenti Uli Hoeness në një intervistë për mediat u premtoi të gjithë tifozëve bavarezë se në merkaton e kësaj vere kampionët e Gjermanisë do afrojnë në skuadër lojtarë të rinj në moshë dhe me vlera shumë të larta në tregun e transferimeve, duke thyer çdo rekord përsa i përket blerjeve në të gjithë historinë e klubit bavarez.

Fjalë këto të numrit 1 të Bayernit që i bëjnë të ëndërrojnë të gjithë tifozët e kampionëve të Gjermanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here