Liverpooli sakrifikon yllin e saj për Varane

Liverpooli mund të transferojë Raphael Varanen nga Real Madridi këtë verë, por vetëm nëse do të lejonin largimin e Sadio Manes në drejtim të kundërt.

L’Equipe ka zbuluar të hënën se Varane po menon një largim që do të konsiderohej shokues nga Santiago Bernabeu.

Real Madridi pritet që të renovojë gjithë skaudrën, me rikthimin e Zinedine Zidanes në krye të klubit.

Sipas France Football, Zidane e ka bërë Manen top prioritet të tij dhe një rrugë për ta marrë atë konsiderohet Varane.

Liverpooli në anën tjetër e sheh si jetik transferimin e një mbrojtsi të kalibrit botëror që do të formonte një dyshe me Virgil Van Dijk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here