Motra e Griezmann zbulon të ardhmen e francezit

Ylli i Atletico Madridit, Antonie Griezmann verën e kaluar ishte pranë transferimit te Barcelona, por në fund vendosi që të qëndrojë Wanda Metropolitano.

Megjithatë francezi është përsëri në qendër të vëmendjes. Sipas spekulimeve të fundit Griezmann dëshiron largimin nga Atletico dhe transferimin te Barcelona.

Mediat spanjolle raportojnë se Griezmann nuk është i kënaqur te Atletico pas eleminimit nga Liga e Kampionëve dhe se dëshiron që të transferohet në Camp Nou.

Sot motra e Griezmann ka zbuluar të ardhmen e vëllaut të saj.

“Vëllau im është i dëshpëruar pas eleminimit në Ligën e Kampionëve. Njëra nga arsyet që ai qëndroi në Madrid ishte qëllimi për të fituar një kompeticion europian, por mediat e kanë tepruar me spekulimet. Nëse ndonjë klub është interesuar për të, atëherë do të kontaktojë me mua dhe babain (agjentët e Griezmann). Për momentin nuk ka ndonjë klub të interesuar”, ka thënë motra e Griezmann.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here