Duke pritur për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e tij, Mauro Icardi është kthyer në trajnim me Interin në “Appiano Gentile”.
Fillimi i pranverës solli një frymë paqeje në shtëpinë zikaltër, me sulmuesin argjentinas, i cili në mëngjes u prit me entuziasëm nga disa tifozë në kthimin e tij në kampin stërvitor.
Siç raportohet nga “Sky Sport”, ish-kapiteni i Interit u stërvit fillimisht në palestër me shokët e tij, para se të shkonte në fushë dhe të vijonte punën me një trajner, duke kryer disa ushtrime të personalizuara për të përmirësuar gjendjen e tij fizike. Seanca përfundoi me fizioterapi për problemin e gjurit.
Mungonin lojtarët e angazhuar me ekipet kombëtare përkatëse, duke përfshirë në veçanti kroatët Perisic dhe Brozovic, ndoshta dy shokët e ekipit zikaltër, me të cilët Ikardi po përjeton marrëdhëniet më të këqija.
Për t’i dhënë një buzëqeshje argjentinasit ishin disa tifozë, të cilët u shfaqën në “Appiano” me një baner shumë të qartë: “Le të ëndërrojmë përsëri. Mirë se kthehesh Maurito”!
Icardi ad Appiano. Riscaldamento e prima parte di lavoro in palestra con i compagni. Poi sul campo, personalizzato con un preparatore per migliorare la condizione. La palla passa allo staff tecnico. Qui sotto striscione esposto all’entrata da alcuni tifosi @SkySport #Icardi pic.twitter.com/5GmujUekmE
— Matteo Barzaghi (@MatteoBarzaghi) March 21, 2019