Interi dëshiron mesfushorin e Barcelonës, nuk është Rakitic

Siç raporton e përditshmja katalanase Sport, Interi ka shfaqur interes për mesfushorin e Barcleonës Andre Gomes. 

25-vjeçari për momentin është i huazuar te Evertoni në Premier League.

Gomes është njëri nga lojtarët kyç te Evertoni këtë sezon dhe ka luajtur 23 ndeshje në Preemier League. Gomes ka shënuar një gol, ka regjistruar një asisitim dhe përqindja e pasimeve të sakta të portugezit është 84.7%, sipas Whoscored.com

Sport, shkruan se Beppe Marotta ka shfaqur interesim edhe më parë për portugezin dhe tani ka piketuar Gomesin objektivin kryesorë të Interit për merkaton e verës.

Interi ditët e kaluara thuhet të kontaktuar përfaqësuesit e Gomesit dhe dëshirojnë që së shpejti të fillojnë bisedimet.

Gomes u transferua te Barcelona në vitin 2017, mirëpo pas një sezoni në Camp Nou nuk arriti që të bind Valverden dhe Katalanasit vendosën që ta huazojnë atë te Evertoni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here