Ylli i Bayernit drejt largimit: Nuk jam i lumtur në Allianz Arena

Renato Sanches pranë largimit nga Bayern Munich? Gjatë një interviste me gjermanen Kicker, portugezi ka folur për aktivizimin e tij nën drejtimin e trajnerit Niko Kovac. 

Kampioni i Europës ka folur për situatën aktuale: “Nuk jam i lumtur këtu!”

Sanches e nisi mirë sezonin, por ndërkohë është kthyer në një aktor dytësor. Portugezi ka luajtur 21 ndeshje në të gjithë kompeticionet duke shënuar një gol, por shumicën e ndeshjeve është futur si zëvendësues.

“Jam duke punuar shumë, por nuk më lejohet të luaj,” shprehet Sanches, i cili shton se do të shohë në fund të sezonit për të ardhmen e tij.

“Dua të luaj më shumë, ndoshta te një klub tjetër. Për këto gjëra do të mendohem mirë kur të mbarojë sezoni aktual.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here