Zbulohen tre objektivat e Milanit për merkaton e verës

Milan po punon për të ardhmen.

Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë do të kërkojnë të blejnë tre talente në merkaton e verës. I pari në listën e “Djallit” është sulmuesi 22-vjeçar i Gremio-s, Everton Soares, autor i 10 golave në sezonin e kaluar të kampionatit brazilian. Për të interesohet edhe Manchester United.

Milan po interesohet edhe për dy futbollistë të Dinamo Zagreb. Bëhet fjalë për kroatin Nikola Moro dhe spanjollin Dani Olmo, dy futbollistë me një potencial të madh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here