Zyrtare: UEFA nis hetimin kundër Neymar

UEFA ka konfirmuar akuzat ndaj Neymar për komentet e bëra nga braziliani në rrjetet sociale pas eliminimit të PSG-së nga Manchester United falë një penalltie të akorduar nga VAR në sekondat e fundit të takimit.

Neymar ka kritikuar përdorimin e teknologjisë dhe ishte nën hetim nga UEFA. Tani ai do të përballet me Komitetin e Etikës për “fyerje ndaj arbitrave të ndeshjeve” në një datë që nuk është përcaktuar akoma.

“Ky është një turp”, ka thënë braziliani në Instagram në përfundim t ë ndeshjes. “Katër njerëz që nuk dinë asgjë nga futbolli shikojnë përsëritjen e imazheve para një televizori. Nuk ishte asgjë!”.

“Çfarë mund të bëjë Kimpembe me dorën e tij, teksa është me kurriz? Shkoni q….!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here