BOMBË: Hazard arrin marrëveshje 5-vjeçare me Realin

Me rikthimin e Zinedine Zidane, menaxheri i ri i Los Blancos dëshiron një yll që ta udhëheq skuadrën e tij dhe Eden Hazard është objektivi kryesorë.

Eden Hazard ka arritur marrëveshje 5-vjeçare me Realin e Madridit dhe pritet të përfitojë 270 mijë paund në javë, raporton OK Diario.

Sipas OK Diario, 28-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Realin.

Kontrata e belgut me Blutë e Londrës skadon në fund të sezonit tjetër dhe Hazard nuk e ka ndërmend ta rinovojë atë.

Kryesia e Chelsea dëshiron që ta mbajë atë me çdo kusht pas dënimit nga FIFA me dy vite ndalesë të regjistrimit të lojtarëve.

Megjithatë Chelsea rrezikon ta humbasë Hazardin me parametra zero sezonin e ardhshëm dhe i kanë vendosur një çmim prej 115 miliona eurove. Mirëpo Reali është i gatshëm të ofrojë vetëm 80 milionë euro.

Hazard dëshiron transferimin te Reali, mirëpo nëse Reali nuk arrin ta transferojë belgun, atëherë Mbretërit do ta transferojë Nabil Fekir.

Fekir mund të luaj si sulmues krahu dhe mesfushor ofanziv dhe çmimi i tij në treg është 60 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here