Manchester United refuzon Philippe Coutinhon

Philippe Coutinho po kalon momente të vështira te Barcelona dhe ditët e brazilianit në Camp Nou duket se janë të numëruara.

Që nga rikthimi pas lëndimit, Coutinho nuk po arrinë të gjej formën e duhur dhe Barcelona po konsideron shitjen e brazilianit në merkaton e verës.

Siç raporton e përditshmja katalanase Sport, agjentët e Coutinhos i janë ofruar Manchester Unitedit disa javë më parë, mirëpo nga Djajtë e Kuq kanë marrë një përgjigje negative.

Manchester United nuk dëshiron transferimin e Coutinhos. Braziliani u transferua te Barcelona në janarin e vitit të kaluar për një shifër rekorde prej 135 miliona eurove.

Coutinho ka luajtur 41 ndeshje me Barcelonën këtë sezon dhe ka shënuar 9 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here