Mino Raiola angazhohet për largimin e Pogbas nga United, francezi dëshiron vetëm Realin

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, është duke u angazhuar për largimin e mesfushorit francez nga Manchester Unitedi.

Në ditët e fundit është raportuar se 26-vjeçari dëshiron të kalojë te Real Madridi për të bashkëpunuar me legjendën Zinedine Zidane.

Në ndërkohë, gazeta spanjolle, Marca, raporton se ai do të ishte një pasues i Luka Modricit në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, hierarkia e Djajve të Kuq nuk dëshiron ta lejojë largimin e kampionit botëror, i cili ka edhe dy vite të mbetura në kontratë dhe opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Theksojmë se Pogba është transferi më i shtrenjtë në histori të Unitedit, kur e riktheu nga Juventusi në vitin 2016.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here