Nuk është Barcelona, zbulohet skuadra e re e Griezmann

Antoine Griezmann nuk është i lumtur te Atletico Madrid-i pas eleminimit nga Liga e Kampionëve.

Për francezin duket se ky do të jetë sezoni i fundit në Wanda Metropolitano. Griezmann është i gatshëm të largohet nga Atletico ndërsa interesimi për të nuk mungon.

Fillimisht u spekulua për transferimin e tij te Barcleona, por së fundmi në garë për francezin është përfshirë edhe PSG. PSG do të tentojë transferimin e Griezmann në rast se Neymar ose Mbappe largohen nga Parisi, raporton Daily Mail.

Dy yjet e PSG për një kohë të gjatë janë të lidhur me Real-in, ndërsa Parisienët kanë piketuar Griezmann si pasuesin idea të tyre.

PSG është e gatshme të ofrojë 100 milionë euro, shifër kjo që do të ishte e pranueshme nga Atletico. Griezmann verën e kaluar refuzoi të transferohet te Barcelona, por pas një sezoni të dështuar me Atleticon është i gatshëm të largohet nga Madridi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here