Surprizon Milan-i, Rosonerët transferojnë yllin e Juventusit

Sulmuesi brazilian, Douglas Costa është duke kaluar muajt e fundit në Torino si futbollist i Juventusit.

Që nga transferimi i tij në Juventus, Costa nuk ka arritur të shfaqë gjithë potencialin e tij me fanellën bardh e zi.

Duket se drejtuesit e kampionit italian kanë mbaruar pritjet ndaj tij dhe synojnë ta largojnë në verë.

Është skuadra e Milanit që së fundmi ka shfaqur interesim për transferimin e Douglas Costas në San Siro.

Rossonerët janë gati ta shesin yllin spanjoll Suso dhe synojnë që atë ta zëvendësojnë me Costan.

Juventus kërkon që nga transferimi i Costas të fitojë 60 milionë euro, shumë e lartë për Milanin.

Drejtori i Milanit, Leonardo synon që ta ulë çmimin e bashkëkombësit të tij në 45 milionë euro për ta veshur kuq e zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here