Varane drejt largimit, Reali ka gjetur pasuesin e tij

Real Madridi pritet të bëjë një revolucion në skuadër për edicionin e ri.

Njëri nga lojtarët që pritet të largohet është edhe Raphael Varane, i cili dëshiron një aventurë të re.

Dëshira e lojtarit është që të largohet dhe Los Blancos nuk e kanë ndërmend që ta ndalin atë.

Real Madrid ka transferuar qendërmbrojtësin brazilian Militao nga Porto, por për këtë repart do të ketë ende prurje.

Kostas Manolas është emri i ri në listën e trajnerit Zinedine Zidane që kërkon ta transferojë në Santiago Bernabeu.

Mediat italiane dhe ato spanjolle kanë raportuar se kampionët në fuqi të Evropës kanë kërkuar nga Roma informacione për mbrojtësin grek.

27-vjeçari ka një klauzolë largimi nga Roma prej 36 milionë eurove, para që për madrilenët nuk janë problem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here