Messi barazon rekordin e Casillas – Këto janë komentet e portierit

Një nga më të mirët në historinë e futbollit ka barazuar rekordin e Iker Casillas për më së shumti fitore në La Lgia, me fitoren ndaj Espanyol, ku realizoi dy gola.

Këtë fakt e ka komentuar edhe legjenda e Real Madrid, i cili ka thënë se do të preferonte që këtë ta bënte një lojtar i madrilenëve.

“Do të preferoja që ky rekord të barazohej nga një lojtar i Real Madrid, por këto rekorde janë për tu thyer” ka thënë Casillas.

“Messi gjithmonë ka bërë punë të mirë. Ai meriton mirënjohje” ka shtuar ish reprezentuesi i Spanjës.

Lionel Messi dhe Iker Casillas kanë prodhuar momente shumë të mira në historikun e tyre të rivalitetit në ‘El Clasico’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here