Solskjaer me një ide të çmendur – dëshiron yllin e Chelsea!

Ole Gunnar Solskjaer fitoi kontratë permanente me Manchester United dhe në verë do të jetë i lirë të krijojë skuadrën e tij.

Mediat angleze raportojnë se Ole do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër dhe për këtë do të ketë në dispozicion miliona euro.

Djajtë e Kuq do të mbeten pa Ander Herreran i cili thuhet të ketë arritur marrëveshje me PSG. Mediat angleze raportojnë se Solskjaer ka një ide të çmendur për pasuesin e spanjollit.

Ole dëshiron transferimin e yllit të Chelsea, NGolo Kante. Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi Mirror dhe shkruan se gjasat janë të mëdha që transferimi të realizohet këtë merkato.

Kante nuk po luan në pozicionin e tij nën drejtimin e Sarrit për shkak të Jorginhos dhe nga kjo situatë do të tentojë të përfitojë Manchester United, shkruan Mirror.

Kante rinovoi kontratën me Blutë dhe është njëri nga lojtarët kyç te Chelsea dhe për momentin transferimi i tij në Old Trafford duket e pamundur.

Gjithashtu interesim për francezin kanë shfaqur Real Madrid dhe PSG. Chelsea do të preferojë ta shesë atë jashtë Premier Leage dhe jo te rivalët e tyre direkt United.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here