Formacionet zyrtare: Barcelona-Atletico Madrid

Barcelona dhe Atletico Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Gjiganti katalunas është nikoqir i madrilenëve në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:45.

Ekipi i drejtuar nga Ernesto Valverde ka barazuar në ndeshjen e fundit ndaj Villarrealit dhe synon t’i kthehet fitores dhe të ngrit diferencën në 11 pikë.

 

Në anën tjetër, ekipi i Diego Simeones është në formë të mirë dhe pret rezultat pozitiv për të mbajtur të hapur luftën për titull.

 

Sikurse Valverde, ashtu edhe Simeone kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

BarcelonaTer Stegen; Roberto, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Suarez, Coutinho. 

Atletico Madrid: Oblak; Arias, Gimenez, Godin, Luis; Koke, Thomas, Rodrigo, Saul; Costa, Griezmann.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here