A po largohet De Gea? Man Utd gjen zëvendësuesin e spanjollit

Sipas raportimeve të “Mirror’, portieri i Everton, JOrdan Pickford, ka përfunduar në krye të listës së dëshirave të Solskjaer, në rast se De Gea largohet.

Në këtë listë, përveç zgjedhjes së parë të kombëtares së Anglisë, është edhe portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, i cili mbrëmë pati paraqitje spektakolare në përballjen me Barcelonën.

Zërat të cilët lidhin David de Gean me një kalim të mundshëm tek Real Madrid, kanë bërë që United të ketë disa emra në tavolinë.

Nëse më në fund madrilenët nënshkruajnë me portierin spanjoll, atëherë Pickford dhe Oblak do të jenë dy emrat që do të vijnë në konsideratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here