Fyerje e rëndë, zbulohet çfarë i tha Diego Kosta arbitrit Manzano

Minuta e 28-të e ndeshjes ishte shumë e rëndësishme, sepse arbitri Gil Manzano largoi me kartonin e kuq sulmuesin e Atletikos së Madridit, Diego Kosta. Fillimisht çoi dorën në xhepin që mbante kartonët e verdhë, por Kosta e kontestoi dhe e ofendoi duke i thënë: Çfarë p… e nënës pe?

Diçka e tillë u ndëshkua nga arbitri dhe sulmuesi mori karton të kuq. Ai vazhdoi me protestat dhe Pike e këshilloi të linte fushën e lojës, sepse në të kundërt rrezikonte 4 ndeshje pezullim. Diçka që mund të ndodhë në të ardhmen për sjellje të pahijshme në fushën e lojës.

Në këtë aksion, u ndëshkuan me kartonë të verdhë edhe mbrojtësit Godin e Gimenez, të cilët protestuan tek arbitri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here