Interi arrin marrëveshje me yllin e PSV

Siç raportojnë mediat italiane Interi është pranë kompletimit të transferimit të sulmuesit të PSV, Steven Bergwijn.

Bergwijn po luan një sezon të shkëlqyeshëm me PSV dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian, të cilët për një kohë të gjatë janë duke e monitoruar atë.

21-vjeçari Bergwijn është një surprizë në kampionatin holandez, pasiqë në 28 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar 12 asistime.

Përveç Interit interesim për Bergwijn kanë shfaqur Barcelona, Tottenham dhe Liverpool, por sipas informacioneve të fundit Neroaxurët kanë arritur që të mposhtin konkurencën duke arritur akord me agjentin e tij.

PSV për lirimin e Bergwijn ka kërkuar 30 milionë euro, ndërsa Interi nëpërmjet bisedimeve do të tentojë ta ul çmimin në 25 milionë euro.

Holandezi pritet që të arrijë në Meazza gjatë merkatos së verës si pasues i Ivan Perisic, i cili pritet të largohet në fund të sezonit nga Interi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here