Mesfushori i Chelsea arrestohet nga policia, pasi shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Lojtari i Chelsea, Danny Drinkwater është arrestuar nga policia në Londër sepse ka shkaktuar një aksident rrugor, teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Mësohet se mesfushori ka dalë në një klub nate, ku pas orës 00:00 ka dalë nën shoqërinë e një femre të njohur, avokatja Beth Mantel. Me të cilën është larguar nga klubi i natës me makinën e tij.

Gjatë rrugës ai është përplasur me një makinë tjetër rreth orës 12:30 dhe policia e ka vënë në akuzë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjërat për 29-vjeçarin vetëm sa janë përkeqësuar. Në vitin 2016 Chelsea e bleu për 35 milionë paund nga Leicester, por Drinkwater nuk luan në asnjë ndeshje zyrtare që prej 13 muajve me fanellën e bluve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here