Zyrtare: Montella rikthehet në Serie A

Fiorentina ka njoftuar se Vincenzo Montella do të jetë trajner i tyre, pas largimit të Stefano Piolit. 

Ka qenë klubi italian që me një komunikatë zyrtare e ka konfirmuar rikthimin e Montellas me një kontratë që zgjat deri në vitin 2021.

Ai e ka mbajtur stërvitjen e parë me skuadrën të mërkurën.

Trajneri 44-vjeç nuk ka punuar që prej largimit nga Sevilla në fund të sezonit të shkuar, ndërsa ka qenë edhe e Milanit.

Kjo do të jetë hera e dytë që Montella e drejton Fiorentinan, pasi ka qenë aty edhe mes viteve 2012 dhe 2015, duke ia siguruar njëherë edhe vendin e katërt. Montella do ta zëvendësojë Stefano Pioli, që dha dorëheqje ditë më parë.

Ndeshja e parë e Montellas do të jetë në Artemio Franchi ndaj Bolognas në kuadër të Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here