Alexander Isak është një nga sulmuesit me mesataren më të lartë të golave në Europë, teksa në vetëm 12 ndeshje me Willem II ka shënuar 12 herë dhe ka dhënë 4 asiste në Eredivisie.
Sulmuesi i talentuar 19-vjeçar u huazua në janar nga Dortmundi, çka e ndihmoi të luante rregullisht dhe të shfaqte talentin e tij, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha.
Chelsea, që ka problem me repartin e avancuar, e konsideron si sulmuesin e të ardhmes dhe është gati të bëjë një ofertë të rëndësishme, por një gjë e tillë do të ndodhë vetëm nëse FIFA do të heqë bllokadën e merkatos për “blutë” e Londrës.