Aventura e Maurizio Sarri-t në drejtim të Chelsea-t duket se do të mbarojë në fundin e këtij sezoni.
Sipas “Daily Record”, kandidati favorit për të marrë vendin e ish-trajnerit të Napoli-t është Javi Gracia i Watford-it, i cili ka drejtuar Malaga-n dhe Rubin Kazan-in në të kaluarën.
Spanjolli ka marrë drejtimin e verdhezinjve në janarin e 2018-ës dhe ka grumbulluar 23 fitore, 11 barazime dhe 21 humbje në total.
Gjithashtu, 48-vjeccari ka udhëhequr Watford-in drejt finales së Kupës së Anglisë që do të zhvillohet 18 majin e ardhshëm, kur skuadra e Gracia-s do të sfidojë Manchester City-n në “Wembley”.