Crystal Palace surprizon Arsenalin, gara për Ligën e Kampionëve edhe më e komplikuar (VIDEO)

Arsenal ka pësuar një goditje të rëndë në luftën për një vend mes katër më të mirëve duke u mposhtur nga Crystal Palace me rezultatin 3-2. 

Topçinjtë kishin një mundësi të artë të përfitonin nga humbjet e Man United dhe Tottenham, por edhe ata kanë pësuar një humbje të rëndë brenda.

Ishte Benteke me golin e parë të sezonit që i dha goditjen e parë Arsenal që barazoi me Ozil pas pushimit.

Zaha shfrytëzoi një gabim amator të Shkodran Mustafit duke rikthyer avantazhin për miqtë të cilët shënojnë edhe golin e tretë me McArthur.

Aubameyang i dha shpresë vendasve me golin e tij në minutën e 77’, por në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi. Arsenal mbetet në vend të 4-t të renditjes me pikë të barabarta me Chelsea-n.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here