PSG ka gjetur pasuesin e Cavanit në Premier League!

Paris Saint Germain pritet të bëjë një ofertë për yllin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.

Francezët janë gati të derdhin në arkat e klubit anglez plot 65 milionë paund, ndërkohë që për ish-lojtarin e Manchester United interesohen edhe klube të tjera.

26-vjecari deklaroi pak ditë më parë se do t’i pëlqente që një ditë të luante në Champions League dhe me një kalim te francezët diçka e tillë është e realizueshme.

Për Zaha është folur edhe për një rikthim te Manchester United, ndërkohë që Tottenham dhe Dortmund gjithashtu kanë shprehur interesim konkret për shërbimet e sulmuesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here