PSG përgatit 70 milionë euro për Wilfried Zaha

Thomas Tuchel duket se po synon të forcojë krahët e mbrojtjes, dhe për këtë ka kthyer sytë nga Premierliga.

Në radarin e kampionëve të Francës, sipas raportimeve të ‘Express’, është lojtari i Crystal Palace, Wilfried Zaha.

Nga mediet britanike raportohet se gjigantët e Ligue 1 janë të gatshëm të ofrojnë rreth 70 milionë euro për ish lojtarin e Manchester United.

Në anën tjetër, edhe Zaha ka shprehur dëshirën për tu larguar nga ‘Selhurst Park’, duke thënë se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Për lojtarin janë interesuar edhe skuadra si Borussia Dortmund dhe Tottenham Hotspur, transmeton lajmi.net.

Por, kampionët e Ligue 1 janë gjithashtu duke vëzhguar situatën e lojtarit, dhe me inkuadrimin e tyre në garë ata do të ktheheshin në favorit për nënshkrimin e tij.

PSG do të ishin të gatshëm të plotësojnë kërkesat financiare të skuadrës së Crystal, gjithashtu, lojtari do ta kishte të sigurt pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here