Home Futboll Chelsea ka gjetur pasuesin e Hazard, gati 100 milionë euro

Chelsea ka gjetur pasuesin e Hazard, gati 100 milionë euro

Chelsea është duke shikuar mundësitë të transferojë Philippe Coutinho nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas Calciomercato, braziliani shikohet si zëvendësim i Eden Hazardit në rast të largimit nga Stamford Bridge, i cili së fundi ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi.

Ish-ylli i Liverpoolit nuk është i kënaqur me minutat te klubi nga Camp Nou dhe kështu ai duke menduar largimin.

Kujtojmë se Coutinho iu bashkua Barçës nga Reds në janarit e 2018 për 120 milionë euro, por ka dështuar të impresionojë trajnerin Ernesto Valverde, ku nën urdhrat e të cilit ka bërë vetëm 35 ndeshje në 15 muaj.

Më herët ishte raportuar se për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Manchester Unitedi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here