Gattuso i ka ditët e numëruara: Zbulohet kandidati krysorë për stolin e Milanit

Trajneri i Chelsea Maurizio Sarri shihet si pasuesi i Gennaro Gattusos te Milani.

Gattuso i ka ditët e numëruara në San Siro pas eleminimit nga Kupa e Italisë nga Lazio dhe pas disfatës së mbrëmshme nga Torino. Milani po kalon një formë të dobët dhe Rosonerët gjenden në pozitën e 7-të me 56 pikë, 2 më pak se Roma në vendin e 4-tërt.

E ardhmja e Sarrit te Chelsea gjithahshtu është nën pikëpyetje dhe vetëm pas një sezoni në Premier League, italiani mund të rikthehet në Serie A.

Roma kishte shfaqur interesim për Sarrin, mirëpo së fundmi Romakët janë kthyer kah Antonio Conte. Milani e sheh Sarrin si kandidatin kryesorë për ta pasuar Gattuson.

Sarri në pres konferencën për shtyp para ndeshjes me United deklaroi se shpreson se do të qëndrojë te Chelsea.

“Premier Liga është një kampionat fantastik dhe dëshiroj që të qëndroj këtu. Dua të qëndroj te Chelsea, pasiqë niveli i kampionatit është shumë i lartë”, deklaroi Sarri.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here