Carragher kundër Kloppit: Këta dy lojtarë nuk janë legjenda të Liverpoolit

Të dy këta lojtarë në të kaluarën kanë veshur fanellën e Liverpool, për t’u transferuar pastaj te Barcelona.

Suarez dhe Coutinho të martën e javës së ardhshme do të rikthehen në ‘Anfield Road’ me skuadrën e Barcelonës, për të kërkuar rezultat pozitiv dhe për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

“Suarez dhe Coutinho nuk do priten si armiq në Anfield, por Klop bëri një gabim të rrallë, kur tha se ata janë dy ‘legjenda të Liverpool’”, shkroi Carragher në Telegraph.

“Ata nuk janë legjenda. Liverpool ka shumë, tepër lojtarë që kanë fituar tituj dhe trofe në Evropë, ndaj në sallën e legjendave nuk ka vend për ata që nuk kanë fituar asgjë. Kjo vlen edhe për ekipin aktual, lojtarët duhet të fitojnë diçka për të fituar statusin e legjendës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here