Revolucioni Zhang: Ja formacioni i Interit që do t’i japë fund dominimit të Juventusit

Juventus për të 8-tën herë rradhazi ka fituar Scudetton. Dominimit të Zonjës së Vjetër nuk po i vjen fundi dhe klubet e tjera janë të frustruara nga kjo gjendje. 

Siç raportojnë mediat italiane, Marotta dhe Ausilio kanë kërkuar nga Zhang shkarkimin e Luciano Spallettit dhe emërimin e Antonio Contes për sezonin e ardhshëm.

Sipas Beppes dhe Ausilios një trajner i madh si Conte do të tërhiqte edhe lojtarët që të transferoheshin në Meazza. Ata janë të binduer se me ardhjen e disa lojtarëve Interi mund ti japë fund dominimit të Juventusit.

Në portë pritet të mbetet Handanovic.

Mbrojtës i djathtë do të jetë Danilo, në qendër Godin dhe Skriniar, ndërsa në krahun e majtë Asamoah ose Palmieri.

Në mesfushë do të jetë katërshja: Barella, Brozovic, Nainggolan, Kovacic, ndërsa dyshja e sulmit do të të jetë Lautaro Martinez dhe Lukaku.

Ky është plani i kryesisë së Interit për sezonin e ardhshëm.

Nga skuadra do të largohen Icardi dhe Perisic, si dhe Vrsaljko dhe Cedric të cilët janë të huazuar.

Kështu Zhang do ta kompletojë revolucionin e tij te Interi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here