Chelsea identifikon lojtarin që do të zëvendësojë Hazardin

File photo dated 10-03-2018 of Chelsea's Eden Hazard.

Ylli belg do të largohet nga ‘Stamford Bridge’ në fund të sezonit, për të nënshkruar një kontratë të re në Spanjë, me kampionët e Evropës.

Është trajneri Zinedine Zidane, që e ka vendosur në objektiv kryesor Hazardin, për të cilin do t’i paguajnë Chelsea deri në 100 milionë euro.

Cadena Ser raporton se Chelsea janë përgatitur për humbjen e Hazard në verën e vitit 2019.

Presidenti  i Chelsea, Roman Abramovich, ka identifikuar yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho, si pasues të Hazard.

Braziliani po kalon momente të vështira në ‘Camp Nou’ që nga transferimi nga Liverpool, dhe një rikthim në Premierligë, nuk do të përjashtohej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here