Lajmi i ditës në Gjermani: Bayerni heq dorë nga 800 milionë euro për të fituar 1 miliardë euro

Në Munich pritej që të arrihej marrëveshja mes krenarive të Bavarisë – sportive dhe asaj automobilistike. Gjithçka ishte gati për marrëveshje mes Bayernit dhe BMW-s, por një gjë e  tillë nuk do të ndodhë.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga BMW.

“I kemi ndërprerë bisedimet dhe nuk do ta sponzorizojmë Bayernin”, ka deklaruar menaxheri i BMW për marrëdhënie me publikun.

Çfarë ka ndodhur? Ende nuk ka informacione, por ky lajm është lajmi kryesorë në Gjermani.

Para dy muajve dukej se gjithçka ishte e kryer dhe se BMW do ta largojë Audi-n nga Bayerni. Audi është për disa vite me rradhë sponzor i Bayernit, madje ata posedonin edhe aksione rreth 9% të klubit Bavarez. Kontrata aktuale e Audi me Bayern skadon në vitin 2025, ndërsa Bavarezët kanë përfituar 30 milionë euro çdo sezon nga gjiganti automobilistik.

Megjithatë BMW u fut mes Bayernit dhe Audi. Nga BMW i ofruan Bayernit 800 milionë euro. Më saktësisht BMW do të blinte pjesën e Audi-s te Bayerni.

“Palët kishin arritur marrëveshje. Kontrata me Audi-n është e vlefshme deri në vitin 2025. Megjithatë po punohet që kontrata të ndërpritet para kohe”, kishte deklaruar Edmund Stoiber.

Asgjë nuk është e konfirmuar, por sipas informacioneve nga mediat gjermane Audi i ka ofruar Bayernit kontratë të re 12-vjeçare prej 60 miliona eurove në sezon. Sëbashku me bonsuet Bayerni mund të fitojë 1 miliardë euro në 12-të vitet e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here