Nuk ka pushim, Allegri nga sezoni i ardhshëm në Premier League

Siç raportojnë mediat italiane, Massimiliano Allegri sezonin e ardhshëm do të jetë trajner në Premier League.

Mediat italiane shkruajnë se Allegri ka marrë tri oferta joshëse nga gjigantët e Premier League.

Pas përfundimit të sezonit në Serie A, Allegri do të jetë i lirë të firmos me ndonjë klub të ri.

Chelsea, Tottenham dhe Manchester United shihen si destinacionet e tij të mundshme për sezonin e ardhshëm.

Sarri sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Stamford Bridge në fund të sezonit, ndërsa Blutë e Londrës dëshirojnë ta vazhdojnë traditën me trajner italian dhe raportohet se kanë kontaktuar Allegrin.

Tottenham gjithashtu është në kërkim të pasuesit të Pochettinos, i cili do të largohet nga Spurs, ndërsa në rast se United shkarkon Solskjaerin, atëherë Allegri është objektivi kryesor i Djajve të Kuq.

Edhe pse Allegri deklaroi se sezonin e ardhshëm mund të pushojë, vështirë se italiani do ti rrezistojë ofertave, ndërsa në të kaluarën ai nuk e kishte fshehur dëshirën që të punojë në Premier League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here