BOMBË NGA ANGLIA: Juventus transferon Sarrin për 5 milionë paund!?

Chelsea është i gatshëm ta lirojë Maurizio Sarrin në rast se Juventusi paguan 5 milionë paund. 

Sarri është njëri nga kandidatët kryesorë për stolin e lënë bosh nga Allegri dhe te Chelsea janë të gatshëm ta lirojnë atë.

Te Chelsea ende nuk kanë marrë vendim për të ardhmen e Sarrit, ndërsa italiani ishte dy herë pranë shkarkimit, por së fundmi arriti që të kualifikohet në finalen e Europa League.

Në rast se Sarri fiton Europa League atëherë ai mund të mbetet në Stamford Bridge edhe për një tjetër sezon, por italiani kritikoi kryesinë e klubit për miqsoren në Amerikë dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak Abramovic.

Sarri ka kontratë me Chelsean edhe për një vit tjetër, ndëra ai përfiton 5 milionë paund në sezon. Në rast se Juventusi e dëshiron atë, atëherë do të duhet ta paguajë pagën e italianit dhe Chelsea do ta lirojë atë.

Sa i përket stolit të Chelsea në rast se Sarri largohet, drejtimin e skuadrës pritet ta marrë Franck Lampard.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here