Chelsea i vendos çmimin Hazard, pritet reagimi i Perez

Real Madridi ka si objektiv kryesor në merkato Eden Hazard.

Belgu pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane dhe Florentino Perez e ka të qartë se duhet ta rrëmbejë lojtarin kryesor të londinezëve. Anglezët nuk duan të privohen nga shërbimet e Hazard prandaj i kanë vendosur një çmim të çmendur.

Ata e shesin vetëm për rreth 150 milionë euro futbollistin 28-vjeçar. Një shifër shumë e majme kur merr parasysh se belgu ka vetëm 1 vit kontratë të mbetur në “Stamford Bridge”.

Chelsea nuk dëshiron ta shesë, prandaj kërkon që t’i marrë maksimumin. Spanjollët ofrojnë deri në 100 milionë euro dhe shifra e kërkuar nga londinezët mund të trembë Realin. Te Chelsea kanë nisur të kryqëzojnë gishtat. Hazard dhe Reali kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa tani mbetet vetëm që të arrihet akordi mes klubeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here