Chelsea ka gjetur pasuesin e Hazard te Barcelona

Eden Hazard pritet të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit javën e ardhshme dhe Chelsea do të hidhet në sulm për një përforcim të rëndësishëm, paçka se kanë marrë shërbimet e Christian Pulisic për atë pozicion.

Këtë të premte, të gjitha mediet në Anglia kanë raportuar njëzëri se “blutë” janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e Philippe Coutinho nga Barcelona.

Klubi katalanas dhe braziliani do të shkëpusin marrëdhënien mes tyre këtë verë, edhe pse Coutinho u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Barçës me 160 milionë euro të shpenzuara për të, ai nuk ia doli të përshtatet.

Chelsea do të arkëtojë rreth 130 milionë euro nga shitja e Hazard, që do të investohen tek 26-vjeçari brazilian.

Për sulmuesin e Barcelonës interesohet edhe Manchester United dhe PSG, duke parë që e shkuara e tij tek Liverpool ka qenë fantastike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here