Punë e kryer: Chelsea liron Sarrin, italiani drejt Juventusit

Chelsea ka rënë dakord që ta lirojë Maurizio Sarri nga kontrata e tij, kështu që ai mund ta marrë drejtimin e Juventusit.

Lajmi vjen nga gazetari i njohur, Alfredo Pedulla, i cili njihet si shumë i afërt me Sarrin.

Pedulla ka qenë i pari që ka shkruar se trajneri është duke negociuar për të lënë Napoli për Chelsea.

Është raportuar agjenti Fali Ramadani ka pasur një takim të gjatë me drejtorët e Chelsea në Londër dhe është larguar, pasi ka marrë reagim pozitiv nga klubi i Ligës Premier.

Mbledhja ka mbaruar. Fali Ramadani është larguar nga Londra. Bisedimet kanë qenë pozitive. Chelsea ka rënë dakord që ta lirojë Sarrin. Ramadani ka përcjellur sinjalet pozitive te Juventusi, shkruan Pedulla.

Sarri ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizimi.

Nga ana tjetër Pedulla shkruan se drejtimin e Chelsea pritet ta marrë Frank Lampard ose Espirito Santo.

Në sezonin e tij të debutimit në Stamford Bridge, Sarri i siguroi klubit vendin e tretë dhe rikthimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa kishte shkuare dhe në finalen e Carabao Cup.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here