Lajmi i ditës: Mourinho rikthehet te Chelsea

Që nga largimi nga Manchester United, interesimi për Jose Mourinhon nuk ka munguar aspak.

Edhe pse nga Old Trafford u largua me rezultate të dobëta, Mourinho mbetet njëri nga trajnerët më të mirë në botë dhe interesimi për të nuk është shuar asnjëherë.

Mourinho fillimisht ishte i lidhur me një transferim te Benfica, por Special One refuzoi gjigantin portugez. Më pastaj është raportuar se Mourinho mund ta marrë drejtimin e Newcastle, në rast se sheikët arab blejnë klubin.

Gjithashtu Mourinho ishte i lidhur me Juventusin dhe së fundmi me përfaqësuese e Brazilit.

Mirëpo sipas lajmeve të fundit, Jose Mourinho mund të rikthehet te Chelsea. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja britanike The Sun, e cila shkruan se Mourinho po e konsideron seriozisht mundësinë e rikthimit për herë të tretë në Stamford Bridge.

Blutë e Londrës janë në kërkim të një trajneri të ri, pasiqë Maurizio Sarri pritet t’i bashkohet Juventusit, vetëm pas një sezoni në Londër.

Kandidatë për pasuesin e Sarrit janë Allegri, Espirito Santo dhe Frank Lampard, por listës i është shtuar edhe Mourinho.

Mourinho me Chelsea ka fituar 3 Premier League, 1 FA Cup dhe 3 League Cup.

Mbetet ta shohim se a do të rikthehet Special One në Stamford Bridge.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here