Di Marzio: De Ligt ka zgjedhur klubin e ri – kemi një surprizë!

Matthijs de Ligt ka ndërruar korsi dhe sipas informacioneve të vona të së martës mbrëma, mbrojtësi holandez është pranë kalimit tek Paris Saint-Germain, teksa edhe vetë 19-vjeçari tha se kalimi tek Barcelona ndoshta nuk është i duhuri.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio, i cili shkruan se de Ligt karrierën do ta vazhdojë në Paris.

Di Marzio shkruan se agjenti i de Ligt, Mino Raiola do të udhëtojë drejt Parisit ditëve në vijim për të finalizuar marrëveshjen.

Ky vendim është surprizë, pasiqë të gjithë prisnin që de Ligt ti bashkohet Barcelonës, por duket se holandezi ka ndryshuar vendimin e tij.

PSG pritet të paguajë 75-85 milionë euro për mbrojtësin holandez.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here