Publikohen foto nga takimet e para në Premier League për sezonin 2019/20 (FOTO)

Janë zbuluar aksidentalisht përballjet e para të sezonit 2019/20 të Ligës Premier, me Manchester Cityn që do ta fillojë mbrojtjen e titullit të hënën mbrëma (12 gusht).

Tifozët e ligës së Anglisë duhet të presin deri të enjten derisa të zbulohen përballjet për sezonin e ri, mirëpo që ato kanë filluar të zbulohen në rrjetet sociale.

Tifozët e Ligës Premier kanë mësuar para kohe përballjet e para që do të zhvillohen në fillim të muajit gusht, ndërsa ndeshja e parë do të jetë në mes të Tottenham Hostpurin dhe Norwich Cityt më 10 gusht.

Arsenali do të jetë mysafir i Crystal Palaces në ndeshjen e parë sezonale që fillon nga ora 16:00, ndërsa Southamptoni do të jetë nikoqir i Chelseat.

Liverpooli do të udhëtojë te Burnley në ndeshjen që fillon në ora 18:30, ndërsa Manchester United do të luajë më 11 gusht në Old Trafford me Brightonin.

Ndeshja që do ta mbyll xhiron e parë të Ligës Premier, do të jetë ajo në mes të Wolverhampton Wanderers dhe Manchester City që zhvillohet nga ora 21:00 më 12 gusht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here