Revolucion në Camp Nou, ja si pritet të duket Barcelona sezonin e ardhshëm (FOTO+VIDEO)

Barcelona është shumë e qartë në lidhje me rolet e lojtarëve, që duhet të transferojë për sezonin e ardhshëm.

Sidoqoftë, bordi drejtues i klubit është i vetëdijshëm se para blerjeve, së pari duhen “spastruar” disa elementë ekzistues. Gjithçka në funksion të rinovimit të grupit, ndaj duket se më shumë se dy të tretat e lojtarëve të tanishëm mund të preken nga ky “revolucion”.

Leo Messi është logjikisht lojtari i paprekshëm. Nuk ka diskutime. Ai është lideri i Barcelonës, simboli i saj. Pranë tij ka edhe futbollistë të tjerë, gjithashtu të paprekshëm, në projektin e sezonit të ri. Këto janë rastet e Luis Suárez, ndër të tjera, për shkak të afinitetit të tij me argjentinasin, Sergi Roberto, Piqué, Alba, Busquets dhe Ter Stegen. Ky i fundit konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë dhe klubi katalanas është shumë i kënaqur jo vetëm me performancën e tij në fushë, por edhe me identifikimin që bën me tifozët dhe klubin.

E ardhmja e pjesës tjetër të grupit ekzistues është e panjohur. Fiasko e fundit të sezonit të kaluar: përmbysja e turpshme në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool dhe humbja e finales së Kupës së Mbretit kundër Valencias, ka shkaktuar njëlloj tërmeti. Prandaj, drejtuesit duan të bëjnë spastrime në dhomat e zhveshjes. Të parët e larguar mund të llogariten ata, që janë në fund të kontratës: Vermaelen, Murillo dhe Boateng. Megjithatë, ka të tjerë që, pavarësisht se kanë një marrëdhënie kontraktuale në fuqi me katalanasit, nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Valverde.

Për shkak se klubi nuk i dëshiron, ose ngaqë vetë do të preferojnë ta lënë “Camp Nou”, që të kenë më shumë aktivizim e rëndësi në ndonjë klub tjetër, nuk përjashtohet as “krasitja” e emrave të tillë: Cillessen, Semedo, Umtiti, Rakitiç, André Gomes, Denis Suárez, Malcolm dhe Coutinho. Në zyrat e drejtimit sportiv blaugrana e dinë se nuk do të jetë e lehtë të heqin dorë nga këto lojtarë, sepse stoli do të mbetej “pa peshë”. Në disa raste, qëndron e kundërta: vetë lojtarët nuk duan të largohen nga shtëpia e Barçës.

Për shembull, Umtiti dhe Rakitic kanë thënë se nuk kanë ndërmend ta braktisin “llogoren”. Refuzimi i qëndërmbrojtësit francez për t’u larguar është veçanërisht shqetësues. Trajneri Valverde nuk i beson më gjendjes së gjurit të kampionit të botës dhe prania e tij te Barcelona ngadalëson ardhjen e De Ligt. Situata e Rakitic është e ndryshme, pasi Ernesto Valverde e dëshiron atë në ekipin e tij. Ai është njëri prej lojtarëve që e ka aktivizuar më shumë në sezonin e fundit, në 54 ndeshje.

Drejtuesit, megjithatë, janë të hapur tëp resin oferta të mira për të. Largimet e André Gomes dhe Denis Suárez janë, në anën tjetër, më të qarta. Gjithashtu, ato të Cillessen dhe Coutinho, por në këto raste problemi është se Barça nuk dëshiron t’i shesë ato për momentin. Ajo pret ndonjë ofertë të madhe dhe, rrjedhimisht, nuk dëshiron të nxitojë në “viktimizimin” e tyre. Në të njëjtën situatë është Semedo. Anësori dëshiron të ketë më shumë rëndësi në një klub tjetër, por Barça po e pengon në lirinë e tij.

Ernesto Valverde mund të llogarisë edhe shërbimet e De Jong, përmes të cilit klubi mendon se do të sigurojë edhe De Ligt. Pjesa tjetër e përforcimeve nuk është ende e qartë. Menaxhmenti Sportiv ka vendosur se çfarë duhet të afrojë, si role: të paktën një qendërsulmues dhe një anësor të majtë. Kanë nisur kontaktet me disa lojtarë, por ende asgjë nuk është mbyllur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here