Kupa e Botës 2022 i hiqet Katarit dhe mbahet në Angli?

Kështu së paku pretendojnë kompanitë e basteve, që kanë ulur dukshëm kuotat që evenimenti më i madh në futboll të mbahet në Angli pas tre viteve.

Megjithatë, kjo gjë ka pak shanse të ndodhë sidomos pas shpenzimeve astronomike që ka bërë shteti i Katarit.

Michel Platini është arrestuar si pjesë e një hetimi mbi korrupsionin e pretenduar në procesin e ofertimit të Kupës Botërore në Katar.

Legjenda e Francës,63 vjeç, thuhet të jetë aktualisht në paraburgim në një stacion policor në Nanterres, një lagje në kryeqytetin e Parisit.

Ish-presidenti i UEFA-s, i konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në futbollin botëror gjatë viteve 1980, u kap si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi manipulimin e pretenduar të votave që e panë Katarin të fitojnë të drejtat për të organizuar Kampionatin Botëror 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here