Lukaku te Interi? – Agjenti i belgut zbulon gjithçka

Duket se agjenti i Romelu Lukakut, Federico Pastorello, po tenton ta realizojë transferimin e klientit të tij te Interi.

Sulmuesi belg është duke u lidhur me një largim të mundshëm në këtë verë nga Manchester Unitedi, derisa Nerazzurët janë favorit për t’i marrë shërbimet e tij.

Pastorello ka thënë se ata janë në negociatat me skuadrën italiane rreth një transferimi të mundshëm në Giuseppe Meazza, mirëpo do të jetë një marrëveshje e vështirë.

“Kalimi i Lukakut te Interi do të ishte një ëndërr – e vështirë për ta realizuar – por besoj që asgjë s’është e pamundur”, ka thënë Pastorello për The Independent.

“Nuk është e pamundur dhe Interi po provon fort”, ka shtuar ai.

Në garë për 26-vjeçari thuhet se është edhe Paris Saint-Germain, mirëpo skuadra italiane është në pozicion ideal për ta transferuar atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here