50 milionë euro për lojtarin e Realit, Çelsi bën blerjen e dytë në merkato.

Çelsi është gati të finalizojë blerjen e Mateo Kovaçiç nga Reali.

Klubi londinez do të derdhë në arkat e madrilenëve, plot 50 milionë euro dhe do të marrë shërbimet e mesfushorit kroat, sipas mediave britanike.

Së bashku me Çelsin në garë për mesfushorin ishte dhe Interi, por tashmë çdo gjë duket se ka përfunduar.

Kovaçiç pritet të hedhë firmën në ditët në vazhdim dhe do të përbëjë blerjen e dytë për londinezët, pas asaj të Kristian Pulisiç nga Dortmundi.

Kujtojmë që Kovaçiç ishte i huazuar sezonin që lamë pas te Çelsi dhe londinezët nxituan për ktë lëvizje, pasi merkatoja e tyre do të bllokohet për disa ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here