Arrihet marrëveshja, Muric transferohet te Kampionët e Europës!

Arianet Muriqi është portieri më i ri i skuadrës së famshme angleze Nottingham Forest.

Edhe pse mungon vetëm zyrtarizimi, mediat angleze kanë raportuar se tanimë është arritur një marrëveshje mes dy klubeve.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës do t’i bashkohet Nottinghamit në huazim një vjeçar.

Dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve kanë fituar garën për t’i siguruar shërbimet e Muriqit me ekipin tjetër anglez Preston.

Zyrtarizimi i këtij huazimi pritet të bëhet brenda kësaj jave.

20-vjeçari shqiptar që mbron portën e Përfaqësueses së Kosovës këtë vit ka pasur disa paraqitje në Kupat e Anglisë me Cityn.

Muriqi shihet si e ardhme për Cityn dhe kjo është arsyeja që kampionët e Anglisë kanë pranuar vetëm huazimin e tij dhe jo shitjen përfundimtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here