Bayerni heq dorë nga Rodri, Bavarezët transferojnë një tjetër yll spanjoll

Bayerni i Mynihut po kërkon përforcime për mesfushën dhe sulmin, por ende nuk ka gjetur lojtarët e duhur, edhe për shkak të çmimeve absurde në treg.

Prej javësh klubi bavarez ka tentuar të blejë mesfushorin Rodrigo nga Atletico Madrid, por çmimi i tij është shumë i lartë dhe vetë lojtari dëshiron të shkojë te Manchester City.

Për këtë arsye, Bayern ka gjetur një alternativë mjaft interesante: mesfushorin Marc Roca, të Espanyolit.

22-vjeçari luajti 35 ndeshje të plota në La Liga sezonin e fundit, me rendiment mjaft pozitiv, por duket se Bayernin e ka mahnitur mbi të gjitha paraqitja e tij në ndeshjen Spanjë-Francë për 21-vjeçarët, ndeshje ku Roca shënoi gol dhe Spanja fitoi 4-1, duke u kualifikuar për në finalen e Kampionatit Europian.

Sipas Onda Cero, Espanyol kërkon 40 milionë euro për talentin e vet, që ka kontratë deri në 2022.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here