E bujshme, Cahill transferohet te rivalët e Arsenalit

Arsenali është duke tentuar që ta transferojë në këtë verë kapitenin e Chelseat, Gary Cahill.

33-vjeçari do të jetë i lirë në këtë afat kalimtar, pasi kontrata e tij skadon në fund të këtij muaji.

Anglezi kaloi tetë vite te Blutë, mirëpo 90min raporton se rivalët nga veriu i Londrës po tentojnë t’i marrin shërbimet e tij në këtë afat kalimtar.

Cahill si lojtar i lirë ka marrë vëmendjen edhe të disa klubeve nga Italia, Spanja, Kina dhe Amerika, mirëpo duket se e dëshiron qëndrimin në Ligën Premier.

Por, ‘The Gunners’ janë duke e shikuar mundësinë e nënshkrimit të një kontrate njëvjeçare me 33-vjeçarin, e që mund ta bëjë paksa të vështirë marrëveshjen.

Në garë për transferimin e Cahillit thuhet se është edhe West Ham Unitedi me Aston Villën, derisa Arsenali është lider i garës.

Për dallim nga Topçinjtë, dy rivalët e tjerë të Chelseat i ofrojnë mbrojtësit anglez vendin e titullarit në skuadër, por edhe një kontratë mbi dyvjeçare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here