Bëri një karrierë të madhe, ja sa do kushtonte sot “Fenomeni”

Njëzet e dy vite më parë, Masimo Morati, presidenti i Interit në atë periudhë, i dhuroi vetes Ronaldon, “Fenomenin”. I transferuar në Milano nga Barcelona, i kushtoi vetëm, nëse konvertohen liretat (48 miliardë) 28 milionë euro.

 

Megjithatë, sipas një studimi të agjencisë “Play Ratings” që ka llogaritur edhe inflacionin, në ditët e sotme do konsiderohej transferimi më i shtrenjtë: rreth 433 milionë. Pavarësisht shifrave të shpenzuara, arriti të shpërblejë investimin: 59 gola në 99 ndeshje, gjatë 5 sezoneve, plus fitoren e Kupës UEFA në sezonin 1997-’98.

Megjithatë, si pasojë e dëmtimeve të shpeshta, nuk e festoi asnjëherë titullin. Pas brazilianit do të renditej Mishel Platini, i blerë nga Juventusi në 1982-shin: në euro do vlente 335 milionë. Transferimi i Nejmarit nga Barcelona te PSG, i zyrtarizuar verën e 2017-ës u kushtoi katalanasve rreth 222 milionë euro; në sajë të këtij “rivlerësimi”, sot do ishte vetëm blerja e 5-të më e shtrenjtë e gjitha kohëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here